Prokurorja Stefanova dëshmon për katër orë rresht për rastin “Reket”

Ende vazhdon dëshmia e prokurores së PSP-së, Lile Stefanova për rastin “Reket”. Nga Prokuroria për Krimit të Organizuar thonë se biseda po vazhdon dhe se nuk dihet sa do të zgjasë. Stefanova po dëshmon para prokurores Ivana Trajçeva që nga ora 9:30, për shkak se prokurorja Villma Ruskoska është në pushim. të gjithë të ftuarit për bisedë nga prokuroria janë ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Deri sa Prokuroria nuk vendosë për zgjerimin e hetimit, në rastin “Reket” të dyshuar mbeten Bojan Stojanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

Gjatë ditës së djeshme edhe prokurorja, Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, dëshmoi në Prokurorinë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin “Reket”. Nga Prokuroria thonë se do të dëshmoj edhe prokurorja Katica Janeva por se nuk tregojnë se kur konkretisht.