Arrestohen dy persona nga Gostivari

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në fashtin Bogovinë janë arrestuar dy persona tek të cilët është gjetur kokainë.

“Më 13.08.2019 rreth orës 04 e 25 minuta në fshatin Bogovinë në Tetovë është ndaluar një automjet i tipit “BMW” me targa zvicerane, i drejtuar nga 30-vjeçari (E.J.), në makinë ishte edhe 29-vjeçari (A.J.), të dy nga nga fshati Dobridoll i Gostivarit. Gjatë inspektimit të kryer nga policia e Tetovës, është zbuluar se ata posedonin kokainë, që të dy janë privuan nga liria”, thonë nga MPB.