Arrestohen dy persona në Tetovë

Zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Zherovjan të Tetovës kanë privuar nga liria 23 vjeçarin H.J. dhe 29 vjeçarin L.M. nga Tetova.

Gjatë kontrollit në makinën e tyre “Pasat”, me targa të Tetovës është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës “Kokainë”. Personat në fjalë janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në stacionin policorë të Tetovës ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të ngritët padi adekuate.