Në limitet e mbylljes së merkatos, Arsenal bën 2 përforcimet e fundit

Arsenal ka bërë dy përforcime cilësore në limitet e afatit përfundimtar të mbylljes së merkatos verore.

David Luiz u bashkua me “Topçinjtë” për 8 milion paund. 32 vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

Trajneri Emery u shpreh i kënaqur me kalimin e brazilianit nga Chelsea tek Arsenal. Ai tha: “Luiz sjell me vete shumë eksperiencë dhe do të na forcojë goxha në mbrojtje”.

Përforcimi i dytë i Arsenal është mbrojtësi i majtë Kiera Tierney i cili u transferua nga Celtic për 25 milion paund.

Kujtojmë që Arsenal këtë merkato ka shpenzuar plot 130 milion paund ku ka blerë këta futbollistë: Nicolas Pepe, Ëilliam Saliba dhe Gabriel Martinelli.