Milito kritikon Interin: Nuk po tregon respekt ndaj Icardit

Nuk mund të mungonte një opinion për çështjen Mauro Icardi as nga sulmuesi legjendar i Interit, argjentinasi tjetër Diego Milito.
Ky i fundit i cili aktualisht është drejtor i zonës teknike te skuadra ky mbylli karrierën Racing Avellaneda në një intervistë ka folur për situatën në të cilën ndodhet bashkëkombasi i tij me Militon që ka kritikuar drejtuesit e Interit për mënyrën sesi po e trajtojnë Icardin.

“ Te Interi e kanë bërë të qartë se Icardi nuk bën më pjesë ne projektin e tyre dhe më vjen keq për këtë pasi e njoh mirë Mauron. Icardi ka ardhur te Interi në momentin që unë kam ikur, më vjen keq që mund të largohet në këtë mënyrë pa u marrë fare në konsideratë. Nuk është kjo forma e duhur. Lojtarët e rëndësishëm duhet të largohen në mënyrë të përshtatshme nga një klub ku kanë luajtur.