Mandzukic mbetet te Juventus

Mario Mandzukic pritet të mbetet një lojtar i Juventusit, pasi një transferim i tij te Manchester United, po duket lëvizje e vështirë.

‘Djajtë e Kuq’ janë vënë në kërkim të një lojtari që do të udhëhiqte sulmin, pas largimit Romelu Lukakut në drejtim të Interit.

Sipas ‘Gianluca Di Marzio’, transferimi i Mandzukic te Manchester United duket shumë i vështirë, dhe një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar në Premierligë, është e paarritshme, përcjell lajmi.net.

Afati në Premierligë përfundon në ora 18:00 sipas kohës sonë lokale, dhe skuadra e Solskajer ka në dispozicion edhe pak kohë për të mbyllur këtë marrëveshje, gjë e cila duket e vështirë./Lajmi.net/