Man Utd do me çdo kusht një qendërsulmues, Mandzukic i prin listës

Duke parë se kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Angli, ‘Djajtë e Kuq’ po punojnë intensivisht për të siguruar një sulmues.

Mario Mandzukic i prin listës së United dhe aktualisht janë duke u zhvilluar negociatat me ekipin e Juventusit, përcjell lajmi.net.

Mbipopullimi i fazës ofanzive të Juves mund të jetë një arsye pse kroati mund të largohet nga Torino.

Por nëse dështojnë te 33-vjeçari, opsioni i dytë mbetet Fernando Llorente, i cili është lojtar i lirë.