Makina sllovene me peshë më të lehtë se Ferrari SF90 Stradale

Tushek është prodhuesi slloven, që e ka ndërtuar këtë hiper-makinë me 937 kuaj fuqi.

Për herë të parë, Tushek është prezantuar në vitin 2012 me hiper-makinën me 450 kuaj fuqi Renovatio T500, transmeton Telegrafi.

Tani që kanë kaluar shtatë vite, vjen me TS 800 H Apex që prodhon 937 kuaj fuqi dhe dëshiron të rivalizojë me Lotus dhe Ferrari.

Kjo hiper-makinë sllovene, thuhet se peshon vetëm 490 kilogramë, apo 150 kilogramë më lehtë se Ferrari SF90 Stradale, meqenëse është ndërtuar në tërësi nga kromi.

Makina me peshë shumë më të lehtë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 2.5 sekonda, ndërsa ka në shënjestër të kalojë shpejtësinë e Bugattit prej 380 kilometra në orë.

Shpejtësinë e lartë, ia mundëson motori me 4.2 litra si dhe dy motorë elektrikë, që më pas e dërgojnë nëpërmjet gjashtë shpejtësive automatike.

Qëndrueshmërinë në rrugë, me gjithë shpejtësinë e lartë ia mundësojnë gomat Perelli Trofeo Series R, si dhe frena Brembo që janë shumë të mira.