Eriksen refuzon transferimin në Manchester United

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen ka refuzuar mundësinë e transferimit në Manchester United. Danezi që një kohë të gjatë është i kërkuar nga “djajtë e kuq”, mirëpo nuk ka shprehur interesim për të luajtur në ndonjë klub tjetër anglez. Eriksen, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, po kërkon një transferim në Spanjë, ku dy klubet madrilene, Atletico e Real janë të interesuara.