Albian Ajeti nënshkruan për 4 sezone me West Ham-in

Sulmuesi me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, Albian Ajeti, është blerja më e re e West Hamit.

22-vjeçari u transferua nga Bazeli për 8.7 milionë euro, ndërkohë që ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me skuadrën londineze.

Transferimi i Albian Ajetit, vëllait të mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, tek West Hami u zyrtarizua nga vetë klubi anglez.

Albian Ajeti në verën e vitit 2017 la St Gallen për të t’u transferuar te Bazeli. Sulmuesi shkëlqeu sezonin e kaluar, duke shënuar 21 gola dhe duke asistuar në 11 raste shënimi në 43 takime me fanellën e nënkampionëve të Zvicrës.

Top Channel