/Nuk kishte kush t’i lëshojë “bombat”, seanca për “Total” shtyhet për më 29 shtator

Nuk kishte kush t’i lëshojë “bombat”, seanca për “Total” shtyhet për më 29 shtator

Gjykatësi Gjoko Ristov anuloi seancën e sotme për lëndën “Total” të PSP-së ku i akuzuar është Dragan Pavlloviq – Llatas përshkak se në gjykatë, përshkak pushimeve, kishte ngelur vetëm një informator i cili duheshte të lëshojë “bombat” për rastin, por edhe ai paska qenë i zënë me një lëndë për paraburgim tek gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Në seancën e sotm duheshte të lëshohen bomba të cilat do të shfrytëzohen si dëshmi në këtë lëndë.

Seanca e radhës është shtyrë për më 29 shtator, ndërsa gjykatësi u uroi pushime të këndshme të pranishmëve në seancë. Ristov është gjykatësi i katërt që po udhëheqë këtë lëndë.

Në “Total” i akuzuar është Dragan Pavlloviq për shmangje tatimi në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik “Total Marketin” Dooel, “Total” media center dhe “Mediamaks”, dhe 63.032 euro si person fizik.