Kurthi i dy komedianëve rusë, hapet fronti mes LSDM dhe VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj bisedës apo mashtrimit që i’u bë kryeministrit të vendit Zoran Zaev nga dy komedianët rus. Nga partia e Zaevit, ndërkohë repilkuan duke deklaruar që partia e Mickovskit bashkëvepron me forca të erëta që nuk ia duan të mirën Maqedonisë së Veriut, shkruan Flaka.Mk 

Siç thonë nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev nuk është viktimë por viktima e vërtetë është Republika e Maqedonisë për karakterin e tij siç thonë, kriminogjen, të papërgjegjshëm dhe paaftësisë.

“Republika e Maqedonisë 3 vite është shtet që ka humbur në korrupcion, pa-barazi para ligjit dhe shkatërrim. Kërkimfaljet dhe keqbërat e Zoran Zaev nuk ndihmojnë të pastrohet turpi dhe përfundimisht të fillohet përpara. Zaev duhet të përgjigjet për të gjitha veprimet e tij. Zaev me veprimet e tij joserioze e turpëroi Republikën e Maqedonisë kudo që të shkojë dhe rrezikon të përkeqësojë marrdhëniet e vendit me partnerët ndërkombëtarë”, kumtojnë nga VMRO-DPMNE.

Përgjigje nga LSDM. “Lojtari i frustruar antiperëndimor Mickoski është turp për vendin. Mickoski po vendoset në anën  e interesave të huaja, në krahun e tyre që janë kundër NATO- dhe nuk dëshirojnë që vendi ynë të jetë pjesë e aleancës euroatlantike. Shihet qartë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE njihen me matricën e tillë destruktive të bazuar në lajme të rrejshme dhe e njohin këtë veprim”, thonë nga partia e Zaevit. 

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë përgjegjësi jo vetëm për këtë rast por edhe për shumë siç thonë, gabime tjera dhe skandale nga vet ai dhe funksionarët tjerë që i bëjnë në vazhdimësi.

Ata nga Zaev kërkojnë përgjegjësi së pari për mos marje të datës për negociata me BE-në. Arsyeja për këtë siç thonë, është mungesa e reformave, gjë që e vërtetuan edhe diplomatët e huaj në vend.

“Zaev duhet të përgjigjet sepse e shkatërroi ekonominë e Maqedonisë e cila është në fund të listës në Europë, qytetarët po bëhen gjithnjë e më të varfër, borxhi po rritet, derisa bizneset e familjes së tij nga dita në ditë po zgjerohen. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për sjelljen si sherif nga ana e funksionarëve shtetëror të cilët kidnapojnë dhe rrahin qytetarë, kërcënojnë, blejnë substanca ilegale dhe kontrabandojnë duhan dhe kështu duke mos u përgjigjur para ligjit”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, LSDM llogarit që Zoran Zaev ashpër po i mbron interesat nacionale dhe strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE, gjithkund dhe gjithmonë!

Sa do që nuk ju pëlqen forcave destruktive, Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO dhe do të jetë pjesë e BE-së, thuhet në kumtesën e LSDM-së. 

Nga VMRO konsiderojnë se shteti dhe qytetarët mund të kenë të ardhme dhe prosperitet europian vetëm atëherë kur Zaev dhe LSDM do të ikin nga Qeveria dhe të kthehet drejtësia në vend. FLAKA.MK