/Ambasadorja e re amerikane, Kejt Mari Bërns fillion misionin në RMV

Ambasadorja e re amerikane, Kejt Mari Bërns fillion misionin në RMV

Ambasada e SHBA-së në Shkup përmes Facebookut ka njoftuar se në Shkup ka arritur ambasadorja e re Kejt Mari Bërns. Ajo është takuar me bashkëpunëtorët e saj dhe së shpejti pritet të dorëzojë letrat kredenciale tek presidenti Stevo Pendarovski.

Ambasadorja e re e SHBA-ve Kejt Mari Bërns ka arritur në Shkup. Ajo sot ka marrë detyrën dhe është pritur nga bashkëpunëtorët e saj në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, dhe më pas ka mbajtur një fjalim para të punësuarve – ka publikuar ambasada amerikane në faqen e saj të Facebookut.

Bërns në Shkup ka arritur së bashku me bashkëshortin Skot Gejxh. Pritet që këtë javë ajo të dorëzojë letrat kredenciale tek Presidenti Pendarovski. Para disa ditëve, ambasadorja Kejt Mari Bërns ju drejtua përmes një video-mesazhi qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Ekipi i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup dhe unë do të punojmë që ti ndihmojmë Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe të krijojmë mundësi të reja për progres, përmes bashkëpunimit dhe programeve për këmbim, korpusit të paqës dhe Misionit të USAID-it. Duam të kontribuojmë për ardhmëri pozitive” – kishte thënë Bërns në mesazhin e para disa ditëve.

Kujtojmë që ambasadorja amerikane është diplomate e karrierës, veteran me 24 vjet stazh pune. Para nominimit ambasador në Shkup, ajo nga shtatori 2017 ka qenë në pozicionin zëvendës ambasador në Ambasadën amerikane në Athinë. Flet spanjisht, hungarisht dhe turqisht, shkruan FLAKA.

Ambasada e SH.B.A-ve në Shkup punon pët t’i avansuar marrëdhëniet bilaterale me qeverinë dhe popullin e Maqedoninë e Veriut, të inkuadrojnë punët e jashtme, biznesin, shoqërinë civile, arsimin, dhe komunitetet e tjera për të promovuar çështjet me interes të përbashkët. Me personel prej më shumë se 70 аmerikanë dhe përafërsisht 240 të punësuar lokal dhe nën udhëheqjen e аmbasadorit, ka për mision të shpjegon dhe të promovon qëndrimet e qeverisë të SHBA mbi një sërë çështjesh bilaterale, regjionale dhe globale politike, ekonomike, sociale dhe natyrore.

Në plan të parë e mbështet angazhimin e Maqedoninë e Veriut për zhvillim të një ekonomie të shëndoshë dhe që krijon mundësi të reja për punësim,  që do të rezultoјëme rritje të qëndrueshme të bruto prodhimit vendor, përforcon zbatimin e kapaciteteve juridike dhe ligjore të Maqedoninë e Veriut;  posaçërisht për luftë kundër korrupcionit, tregtisë me njerëz dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, përforcon institucionet demokratike dhe mbështet implementimin e plotë të Marrëveshjes të Ohrit të vitit 2001, si në letër ashtu edhe në fuqi, si dhe përforcon marrëdhëniet e ngushta me Maqedoninë si aleate që shërben si model në rajon dhe një kontribues i rëndësishëm në luftën globale kundër terrorit.

Prioritet ka promovimin dhe njohjen e shoqërisë dhe vlerave të SHBA më qëllim që gjeneratat e ardhshme të ndajnë interese dhe qëllime të përbashkëta.

“SHBA i mbështet aspiratat e Maqedoninë e Veriut për në NATO dhe BE dhe aktivisht e inkurajon qeverinë të implementojë reformat e nevojshme për t’i arritur standartet e institucioneve Euro-Atlantike. Me implementimin e plotë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit; progresit të dukshëm në reformat në gjyqësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupcionit dhe trafikimit në njerëz; dhe me konsolidimin e parimeve demokratike dhe praktikat në parlament, institucionet qeveritare dhe shoqërinë civile, ne besojmë se potenciali i Maqedoninë e Veriut për të tërhequr investime të jashtme dhe të brendshme, të nevojshme për të stimuluar rritje më të qëndrueshme ekonomike mund të arrihen, që do të rezultojë me një të ardhme më të pasur që do të kontribuojë më tepër për të gjithë qytetarët e Maqedoninë e Veriut”, qëndron në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Shkup. FLAKA