Finalja e Copa Amerika, Peruja do të përballet me Brazilin

Peruja është skuadra e dytë finaliste e Copa America, një eveniment që është ekskluzivitet i Supersport. Në gjysmëfinale, skuadra peruane zbriti nga froni i kampionit të Amerikës së Jugut Kilin, të cilin e mundi pastër me rezultatin 3-0 dhe në finalen e së dielës do të kërkojë hakmarrjen për humbjen e pësuar në fazën e grupeve 5-0 nga Seleçaos.

Peruja  ishte dominuese në lojë për 60 minuta kundrejt kampionëve në fuqi të Copa America dhe e meritoi këtë kualifikim në finalen e kompeticionit. Rezultatin për skuadrën e Ricardo Garecas e zhbllokoi Flores në minutën e 21. Kur pjesa  e parë po shkonte drejt fundit Yotun shënoi edhe golin e dytë me një gjuajtje në hyrje të zonës duke përfituar edhe nga fakti që porta ishte bosh për shkak të daljes së portierit kilian.

Llogaritë e kësaj gjysmëfinaleje u mbyllën përfundimisht në minutën e 91 me Paolo Guerreron që shënoi golin e tretë për Perunë duke i dhënë të drejtë të luajë në finalen e Copa America, ndërkohë që Kili do të luajë ndeshjen për vendin e tretë me Argjentinën në atë që do të jetë përsëritja e finaleve të 2015 e 2016