/Jesus dhe Firmino mposhtin Argjentinën, Brazili shkon në finale

Jesus dhe Firmino mposhtin Argjentinën, Brazili shkon në finale

Brazili është finalisti i parë në Kupën e Amerikës pasi mposhtën në gjysmëfinale Argjentinën e Messit me rezultatin 2-0.

Mjaftoi nga një gol për çdo pjesë që Brazili të prek finalen. Golat u shënuan nga Jesus në minutën e 19 pas një asisti të Firminos.

Në minutën e 71 Jesus kthen nderin, duke asistuar për Firmino ku ky i fundit shënon golin e dytë i cili i dha më shumë siguri ekipit të tij për kaulifikimin.

Argjentina krijoi disa raste të mira shënimi madje mund edhe të barazonin rezultatin në qoftëse do kishin pak më shumë fat dhe saktësi para portës së kundërshtarit.

Gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Perusë dhe Kilit do të luhët nesër në orën 02:30.