Eriksen, galaktiku i radhës?

Real Madrid nuk mjaftohet me blerjetb që ka bërë deri në këto momente. ‘Los Blancos’ kërkojnë të forcojnë akoma më shumë ekipin në mënyrë që të plotësojnë synimin e tyre që është fitimi i tripletës.

Pas Hazard dhe Joviç sulmi duket se është plotësuar, por tani Real po kërkon për një mesfushor. Pogba preferon të tranferohet nga Manchester United tek Real Madrid, por Manchester po e zvarrit shumë çështjen.

Nga kjo duket situatë kërkon të përfitojë Tottenham. Eriksen ka refuzuar të rinovojë kontratën me Spurs. Presidenti i Tottenham ka telefonuar agjentët e Real Madrid për Eriksen. Madrilenët kanë shfaqur interes edhe më herët për danezin. Transferimi i 27 vjeçarit mund të realizohet për 100 milion euro.

Mediat spanjolle e qujnë të përfunduar këtë marrëveshje dhe sipas tyre transferimi i Eriksen do të bëhet gjatë kësaj merkatoje.