/Edhe një ditë Vjeshte në mes të Pranverës

Edhe një ditë Vjeshte në mes të Pranverës

Që në mëngjes sot mban mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil. Gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut, të shoqëruara me erë dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 20 deri 27 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, më i ngrohtë dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore.