/Cipras: Marrëveshja e Prespës kishte një çmim politik

Cipras: Marrëveshja e Prespës kishte një çmim politik

Kryeministri grek Aleksis Cipras është rrëfyer për ndikimin e Marrëveshjes së Prespës në vendin e tij. Ai ka pranuar se ekziston edhe ndikim edhe çmim politik, por jo vetëm në Greqinë veriore siç disa kanë pritur dhe kanë parashikuar, por në tërë vendin.

“Marrëveshja e Prespës i hodhi në hije masat pozitive ekonomike qeveritare. Në periudhën kyçe, kur vendi doli nga memorandumet dhe frymoi dhe unë në Panairin ndërkombëtar në Selanik, si kryeministër, për herë të parë pas tetë vitesh paralajmërova masa pozitive, krijoi klimë të konfrontimit politik dhe paralizim, paralizim të gjerë, në të cilin qeveriste tema e identitetit, e jo ajo ekonomike, që në plan të dytë i la rimëkëmbjen, prosperitetin dhe shpresën që pas vështirësive të mëdha përfundimisht erdhi për vendin.

Që do të thotë se na bën dëm. Ka pasur çmim politik, por jo çmim të ndarjes mes veriut dhe jugut, siç disa kanë parashikuar, por ka ekzistuar në nivel të tërë Greqisë”, ka deklaruar Cipras.