Tetovë, dy banorë të Kapizhdollit sulmohen nga disa banorë të Kamjanit

Dyzetë e tre vjeçari B.Z. dhe 26-vjeçari K.S. nga fshati Kapizhdoll, dje (2-qershor) kanë denoncuar se në rrugën ,,Iliria,, në afërsi të Tregut të gjelbërt në Tetovë, rreth orës 17 kanë qenë të sulmuar nga disa persona nga fshati Kamjan, njofton Gostivari Sot

Sulmuesit kanë ardhur me veturë ,,BMV,, dhe pas një zënke verbale rreth një vendi për parkimin e një veture tjetër, kanë vazhduar me një përleshje fizike me denoncuesit, dhe më pasë me shpejtësi janë larguar nga vendi.

Merren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit, ku ndaj të involvuarvë do të pasojnë edhe parashtresa adekuate. Gostivari Sot