/Tetovë, arrestohet 3 kosovarë

Tetovë, arrestohet 3 kosovarë

Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje (2-qershor) rreth orës 7 e 10 minuta, në rrugën ,,Iliria,, në afërsi të Qendrës për kulturë në Tetovë, kanë arestuar shtetasit e kosovës 27-vjeçari A.H., 18-vjeçari V.L. dhe 19-vjeçari I.M, njofton Flaka 

Tre shtetasit e kosovës, kanë hyrë ilegalisht në Repubikën e Maqedonisë së Veriut, ku edhe kanë
qëndruar ilegalisht, dhe nuk kanë pasur me vete asnjë lloj dokumenti për identifikim.

Pas arestimit dhe mbajtjes së shkurt në Stacionin policorë Tetovë dhe dokumentimit të rastit, janë
dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe riatëdhesim, për procedurë të
mëtutjeshme. Flaka