/Operacion i gjerë i policisë në “Kodrën e Trimave”, ja pse ?

Operacion i gjerë i policisë në “Kodrën e Trimave”, ja pse ?

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm është duke e zhvilluar një operacion të gjerë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë të Kosovës.

Gazeta Blic, merr vesh nga burimet e saj brenda Policisë, se aksioni është i drejtuar për kapjen e disa të dyshuarve si ‘dilerë të drogës’.

Deri më tani ka shumë të arrestuar, teksa Policia po vazhdon kapjen e disa të dyshuarve tjerë.

Më herët zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, teksa ka folur për Gazeta Blic, ka thënë se nuk mund të flas për detaje, por ka pranuar se është duke u zhvilluar një aksion i madh.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë shkurt Kelani, për Gazeta Blic.