/Ofertë e re për Hazardin nga Real Madrid, do të befasoheni

Ofertë e re për Hazardin nga Real Madrid, do të befasoheni

Duket se Real Madrid e do me ҫdo kusht Hazardin.

Skuadra e Real Madrid duket se më në fund do të arrijë ta transferojë yllin e Chelsea, Eden Hazard. Hazard është pajtuar që të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, gjë të cilën e konfirmoi edhe pas finales së Ligës së Evropës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4:1 ndaj Arsenal.

Pas këtyre ngjarjeve, ‘Marca’ raporton se Real Madrid po përgatisin ofertën e re për yllin belg, transmeton lajmi. ‘Los Blancos’ raportohet se janë të gatshëm që të ofrojnë 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e Hazard. 28 vjeçari kishte shprehur dëshirën që të kalonte në Madrid edhe sezonin e kaluar, por skuadra hezitoi ta shiste atë.