/Një person i vë flakën vetes pranë Shtëpisë së Bardhë

Një person i vë flakën vetes pranë Shtëpisë së Bardhë

Pamje shqetësuese kanë dalë në mediat amerikane ku duket një njeri që i vë vetes flakën dhe ecën me qetësi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa policia u përpoq të zgjidhte situatën, transmeton dita.

Videoja e incidentit tregoi njeriun duke ecur qetësisht nëpër Ellipse pranë Uashington Mall, një zonë e njohur me turistët, me flakë që mbulonin trupin e tij.

Disa sekonda më vonë, stafi i Shërbimit Sekret amerikan shkoi në drejtim të tij me një zjarrfikës për të shuar flakën.

Ai ishte më pak se një milje nga Shtëpia e Bardhë.