/Kosovë, kuvendi arrin konsensus rreth nismës për Tribunalin

Kosovë, kuvendi arrin konsensus rreth nismës për Tribunalin

Kuvendi i Kosovës ka arritur të gjejë konsensus rreth nismës së kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunalit.

Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të Muzeut të Gjenocidit, dhe Muzeut të Dëbimit.