Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Pique për humbjen ndaj Valencias: Fajin e ka Liverpooli

Kthimi dramatik në ‘Anfield’ i siguroi Liverpoolit vendin në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Valencia shtoi problemet e Barcelonës, duke e mundur në finalen e Kupës së Mbretit.

Valencia fitoi me rezultat 2-1 në finalen e Kupës dhe mbrojtësi spanjoll beson se ekipi i tij do mund ta fitonte tripletën në rast se nuk do mposhtej nga Liverpooli, përcjell lajmi.net.

”Ne jemi shumë të lënduar dhe duhet të durojmë përmbytjen”, tha ai fillimisht.

”Skuadra është lënduar, nuk kemi pritur që të përfundojmë kështu. Dy javë më parë ne ishim në garë për tripletën dhe sot ne kemi fituar vetëm La Ligën”.

”15 ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të mira për Barcelonën, por ne nuk duhet të marrim vendime të ngutshme në këto momente’’.

‘’Ajo humbje me Liverpoolin ndoshta na ka penalizuar shumë. Jemi të zhgënjyer’’, përfundoi Pique.

TË FUNDIT