/Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në mesditë dhe pasdite në disa vende do të jetë jostabil me të reshura të mëdha të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me periudha të diellit. Pasdite me të reshura të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 10, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 19 gradë Celsius.

Deri te premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me të reshura të mëdha. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit me keq me bubullimë, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Në fundjavë moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Gostivari Sot