/Mister në Gjermani, 5 të vrarë me harqe e shigjeta

Mister në Gjermani, 5 të vrarë me harqe e shigjeta

Një punonjës hoteli në Gjermani trokiti në derën e një dhome këtë të diel, dhe kur e hapi, brenda e priste një pamje e tmerrshme.

Një grua dergjej e vdekur, me një shigjetë të ngulur në qafë. Pak më tej, një burrë e një grua, të vdekur, me nga një shigjetë në zemër. Ata kishin vdekur të përqafuar.

Të dhënat paraprake lanë të mendohet për vetëvrasje, pasi pranë trupave u gejt një letër në formë testamenti. Në dhomë nuk kishte as shenja përleshjeje. Por misteri u shtua me zbulimin e dy kufomave të tjera.

Dy gra janë gjetur të vdekura rreth 650 kilometra larg hotelit, në një apartament. Apartamenti ku u gjetën dy viktimat e fundit, ishte në emër të njërës prej viktimave të para, që u gjet e vdekur me shigjetë në hotel.