/Shkup, në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra”

Shkup, në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra” gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012

Në seancën paraprake më 6 maj u dëgjuan dëshmitarët. Lëndën e drejton gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smikovës më 12 prill të vitit 2012 u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2019 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u përcaktoi masa kujdesi. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, lëndën “Monstra” e ka ndërmarrë PSP dhe lënda është kthyer në rigjykim.

Seancë e re do të mbahet edhe për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike. Prezantohen dëshmi dhe ekspertiza.

Në lëndën “Trajektorja” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruvski, i cili gjykohet në mungesë , ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP Rrugët shtetërore Lupço Georgiveski. Gostivari Sot