/Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit,  veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.