/Debat në Berlin, Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit

Debat në Berlin, Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit

Ministri për Punë të Jashtme  Nikolla Dimitrov sot në Bundestagun gjerman do të flet në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit: arritje, sfida dhe perspektiva” të cilën e organizojnë grupet parlamentare të të Gjelbërve dhe të seksionit të Unionit të Federalistëve evropian në të cilin anëtarë janë deputetë nga katër parti politike- CDU/CSU, Socialdemokratë, të Gjelbrit dhe Liberalët.

Para debatit të sotëm në Bundestag, Dimitrov përmes Tuiterit ka porositur se para deputetëve gjerman ka të shpjegojë përrallë të mirë evropiane për shtetin tonë.

Shefi i diplomacisë do të ketë takime në Parlamentin gjerman në të cilin do të prezantojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë e vendit për fillim të negociatave qasës në BE.

Programi i vizitës dyditore përfshin edhe takime me bashkëfolës tjerë relevantë nga Ministria e jashtme dhe përfaqësues tjerë qeveritar, bën të ditur MPJ.