BDI – Gostivar: Taravari sërish mashtroi opinionin. Ja e vërteta për financimin e shkollave

BDI – Gostivar: Taravari sërish mashtroi opinionin. Ja e vërteta për financimin e shkollave

Ka vijuar debati publik mes drejtuesve të degës së BDI-së në Gostivar dhe drejtuesve të Pushtetit vendor. Së fundmi, debati zhvillohet për financimin e shkollave. 

Fillimisht, drejtorët e shkollave akuzuan kreun e Gostivarit, Arben Taravari që nuk lëshon mjete financiare për mbarvajten e procesit edukativo – arsimor. Këtyre akuzuave u është përgjigjur Komuna e Gostivarit, ndërsa përmes një kumtese për media, është sqaruar edhe dega e BDI-së në Gostivar, tranmeton Flaka.

“Në mungesë të punës në terren, Taravari vazhdon të mashtron opinionin publik duke prezantuar shifra të sajuara. I tillë është rasti edhe me finacimin e shkollave publike.  E vërteta është që në periudhen nga 1 janari deri 22 qershor të vitit 2017, në kohën kur Komuna drejtohej nga kuadro të BDI-së janë lëshuar 13.988.080 denarë me dedikim për arsimin nga buxheti bazë, kurse në vitin vijues, respektivisht nga janari dhe deri më 22 qershor – 2018 janë lëshuar 7.494.506 denarë. Sipas këtyre shifrave, Komuna e Gostivarit në vitin 2017 lëshoi 6.493.574 denarë më tepër”, thuhet në reagimin nga BDI – Gostivar.

Me veprimet e tilla tendencioze dhe politike, thuhet në reagim, Taravari shkel ligjin për vetëqeverisje lokale, respektivisht nenin 22, kompetencat e komunës alinea 8, ku potencohet arsimi, themelimi deri te financimi është përgjegjësi e komunës.

“Me veprimet e tilla, nuk respektohet ligji për arsimin fillor dhe ligjin për arsimin e mesëm. Nuk respektohet Buxheti i ri për vitin 2018 i votuar nga Këshilli i komunës dhe i botuar në  byletinin zyrtar numër: 5/2018. Nuk respektohen Programet e sjellura nga Këshilli komunal për arsimin ku përveç dotacioneve potencohen edhe mjetet e buxhetit bazë për mbulimin e aktiviteteve në arsim. Nuk respektohet Vendimi për shpërndarjen e bllok dotacioneve i sjellur nga Këshilli komunal”, shprehen nga BDI – Gostivar.

Nga atje pyesin Taravarin dhe udhëheqësinë e financave dhe të Arsimit ku i shpenzojnë mjetet e bllok dotacionit peë vitin 2018 që për komunat janë mbi 6,4% më të larta se viti paraprak dhe të  parashikuara në buxhetin e shtetit për vitin 2018.

“Kujtojmë që vetëm për Komunën e Gostivarit  janë ndarë 25.922.800 denarë ose 422.872 euro më shumë mjete për arsimin (gazeta zyrtare 196/2017), nga qeveria aktuale. Kërkojmë të bëhet publike gjendja e salldos së llogarisë së dotacioneve për qershorin e vitit 2018 (data 22.06.2018) dhe për çdo muaj paraprak. Pyesim Taravarin dhe udhëheqësinë e arsimit se si mendojnë të bllokojnë arsimin në  komunen e Gostivarit që përfshinë 15 shkolla me 35 objekte me 1.300 të punësuar dhe me mbi  12.000 nxënës. Pyesim Taravarin dhe udhëheqësinë e financave se si është e mundur të kemi bllokim të  llogarive të shkollave, kur dihet që nga viti 2005 nuk ka pasur asnjë problem në Komunën e Gostivarit, ndërsa në vitin 2018 me më shumë mjete prej bllok dotacioneve të lëshuara nga qeveria, ndodh që shkollat të kenë llogari bankare të bllokuara dhe shkyqje nga sistemi i rrjetit të energjisë elektrike”, përfundon kumtesa nga BDI. FLAKA

LEXO: 

http://flaka.com.mk/cka-thone-nga-komuna-e-gostivarit-per-akuzat-e-drejtoreve-te-shkollave/

http://flaka.com.mk/ankohen-drejtoret-e-shkollave-te-gostivarit-na-bllokon-komuna-foto/

Loading...