BDI – Gostivar: E vërteta për Palestrën Sportive “Rinia”, në Gostivar

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, përgënjeshtron infomacionin zyrtar, siç potencohet në kumtesë, të komunës së Gostivarit mbi funksionimin e Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me Objektet Sportive – NPEOS “Rinia”, në kuadër të së cilës ndërmarrjen funksionon edhe Palestra Sportive.

“Përmes informacionit të publikuar nga komuna e Gostivarit, vërehet vetëm tentimi për të mbuluar dështimin në menaxhimin e kësaj ndërmarrje nga kuadrot e Taravarit. Në opinion u plasua një e pavërtetë, duke akuzuar udhëheqësinë paraprake për detyrime enorme ndaj EVN-së për energjinë e harxhuar elektrike. E verteta e cila do të përcillet edhe me dëshmi konkrete, është se borxhi aktual i krujuar ndaj EVN-së kap shumën prej afro 800.000,00 denarë, kurse përfundimisht me muajin nëntor të vitit 2017, borxhi ka qenë 122.000,00 denarë, periudhë që përkon edhe me shkarkimin e drejtorit paraprak nga ana e Kryetarit të komunës së Gostivarit”, vijon kumtesa.

“Borxhi ndaj EVN-së është krijuar pikërisht nga udhëheqësija aktuale, kurse për periudhën për të cilën bëhen akuzat që rrezultojnë të pabaza, opinionit i paraqesim edhe faturën e EVN-së për muajin nëntor të vitit 2017, ku borxhi rezulton të jetë 122.000,00 denarë përfshi edhe muajin tetor dhe harxhimet e energjisë elektrike të objektit afarist që funksionon në suaza të palestrës sportive”, shtohet në kumtesën e BDI-së, dega Gostivar.

“Kujtojmë opinionin publik që jo më larg se dy muaj, në Këshillin e Komunës së Gostivarit, kaluam vendim për subvencionimin e Ndërmarjes Publike “Rinia”, në vlerë prej 700.000,00 denarë, mjete nga të cilat as një denarë si duket nuk ka shkuar për shlyerjen e obligimeve ndaj EVN-së, por janë paguar vetëm militantë partiakë të cilët as që e dinë se ku ndodhen hapësirat e ndërmarjes publike “Rinia”, edhe pse ndodhën në listën e pagave mujore”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

“Parashtrohet pyetja se ku u harxhuan 700.000,00 denarë që u ndanë nga buxheti i komunës së Gostivarit, si dhe të hyrat e tjera nga qiradhënia (lokalet afariste, reklamat, terminet rekreative dhe klubet e ligës komunale) që shërbimet e ndërmarrjes i shfrytëzojnë me kompensim financiar. Pyesim Taravarin dhe drejtorin e tij që a është e vërtetë që militantët partiak shfrytëzojnë termine pa pagesë ? Sa punonjës të ndërmarrjes marrin paga dhe nuk shkojnë në punë ? Sa drejtorë ka kjo ndërmarrje ?”, pyesin nga BDI.

“Sa për informimin e opinionit publik, për dy vite e gjysëm, drejtori paraprak ka pranuar subvencio nga Komuna e Gostivarit vetëm 600.000,00 denarë të cilat mjete u shfrytëzuan për investime konkrete, për dallim prej drejtorit aktual që ka harxhuar për vetëm gjashtë muaj 700.000,00 mjete të ndara si subvencion. E vërteta dhe këto fakte janë lehtësishtë të verifikueshme dhe ftojmë udhëheqjen e komunës në krye me Taravarin që të japin sqarime ndaj opinionit publik mbi të gjitha këto argumente të paraqitura në këtë reagim. Opinioni ka të drejtë të dijë të vërtetën dhe jo spekulimet që paraqiten nga Taravari i cili para dhe pas fushatës zgjedhore ka perfeksionuar të qenurit në rolin e viktimës vetëm e vetëm për të mbuluar dështimet e tij në qeverisje”, përfundon kumtesa. Gostivari Sot 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.