Drejtorët e shkollave të Gostivarit: Ftojmë Kryetarin e komunës të bashkëpunojë | FOTO

Pres konferencë e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme pubike të Komunës së Gostivarit

Në vazhdim ua përcjellim tekstin integral që në emër të drejtorëve e paraqiti drejtori i Shkollës së Mesme Teknike Komunale – Gostivar, Ibrahim Asani:

Jemi sot këtu para Komunës së Gostivarit që në emër të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit, të inicojmë publikisht shqetësimet me të cilat ballafaqohen sot shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit.

Problemet janë krijuar si pasojë e mosbashkëpunimit dhe moskryerjes së obligimeve që Komuna e Gostivarit i ka si themeluese e shkollave publike.

Shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit, ballafaqohen me mos dhënien e pëlqimeve nga ana e Komunës së Gostivarit për zëvendësim të kuadrove. Për pasojë, nxënësit rrezikojnë të mbeten pa arsimtarë ose profesorë, për çka, vihet në pyetje funksionimi normal i procesit edukativo – arsimor.

Po ashtu, Komuna e Gostivarit nuk kryen obligimet për mirëmbajtjen e objekteve shkollore, duke mos transferuar nëpër shkolla mjetet financiare që sigurohen nga ana e shtetit. Ato mjete i siguron shteti dhe komuna ka obligim vetëm t’i tranferon në llogaritë bankare të shkollave.

Problemi më i theksuar vërehet tek harxhimet për energjinë elektrike, dhe për pasojë në shumicën e shkollave sot është bërë shkyqja e energjisë elektrike.

Si pasojë e neglizhencës ndaj shkollave nga udhëheqja e Komunës së Gostivarit, sot kemi shumë shkolla fillore dhe të mesme publike me llogari të bllokuara bankare.

Duke u ballafaquar me këto probleme, nuk kemi arsye tjetër që të mos besojmë se bëhet fjalë për obstruksion nga ana e Kryetarit të komunës.

Prandaj, ftojmë organet e shtetit të merren me këto probleme me të cilat ballafaqohen shkollat publike të Komunës së Gostivarit.

Ftojmë Inspektoratin shtetëror të Arsimit të inspekton gjendjen në terren dhe të merren masa për zhbllokimin e kësaj situate të paqëndrueshme në të cilën ndodhen shkollat publike të Gostivarit.

Po ashtu, ftojmë Prokurorinë Publike të inicon procedurë adekuate për mosrespektim të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm dhe detyrës zyrtare nga ana e Kryetarit të komunës së Gostivarit.

Kujtojmë Kryetarin e komunës që shkollat publike nuk janë pronë e askujt, ashtu sikurse edhe mjetet financiare që dedikohen nga ana e shtetit për funksionimin e shkollave publike.

Pasi bëhet fjalë për interes të përgjithshëm shoqërorë dhe për interes të veçantë të nxënësve të Komunës së Gostivarit, ftojmë Kryetarin e komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari, të lejë me një anë inatet politike, dhe të bashkëpunojë

 me drejtorët legjitim të shkollave publike.

Në arsim nuk bëhet politikë dhe politika nuk duhet të ndikon në ç’rregullimin e procesit edukativo – arsimor. Gostivari Sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.