BDI: Funksionari i Aleancës kërcënon këshilltarin, braktisen punimet e Këshillit Komunal në Gostivar

BDI: Funksionari i Aleancës kërcënon këshilltarin, braktisen punimet e Këshillit Komunal në Gostivar

Mbeldhja e pestë me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit, kaloi nën hijen e denoncimt të rastit të dhunës verbale ndaj këshilltarit komunal nga radhët e BDI-së, Adis Ismali nga ana e Kryetarit të nëndegës së Aleancës për Shqiptarët – ASH në fshatin Llakavicë, Ibrahim Kadriu, njoftuan sot nga BDI – Gostivar. 

Me këtë rast, shumica e këshilltarëve komunalë dënuan aktin vandalist të zyrtarit të Aleancës, duke njoftuan opinionin se në shenjë solidarizimi me këshilltarit, Adis Ismaili do të bojkotohet puna e Këshillit komunal.

“I nderuari Kryetar i Këshillit komunal, të nderuar këshilltarë. Me keqardhje më duhet ta nis këtë fjalim para jush për një rast jo të lakmueshëk që i ka ndodhur kolegut tonë, z. Adis Ismaili. Kryetari i nëndegës së Aleancës për Shqiptarët në fshatin Llakavicë, Ibrahim Kadriu ka kërcënuar verbalisht kolegun tonë, Ismaili. Është për keqardhje që rasti ka ndodhur në Xhaminë e fshatit Llakavicë dhe në një moment tē rritit të muajit të Ramazanit, gjatë namazit të Xhumasë. Zotriu në fjalë ka zgjedhur një objekt kulti për të bërë politikë dhe për të kërcënuar verbalisht këshilltarim komunal i cili këtu ndodhet me besimin dhe votat e qytetarëve. Pretekst ka qenë, sipas agresorit, bllokomi i punës së Komunës së Gostivarit. Pyesim publikisht atë dhe partinë e tij se kush po e bllokon punën e Komunës së Gostivarit ? U miratua buxheti komunal dhe programi për punë. Çka duhet tani ? Ne të bëjmë që komuna e Gostivarit të nis të punojë. Pyesim, a mos duhet që këshilltarët komunalë të përgatisin dhe realozojnë projekte ?”, tha para këshilltarëve, Shpëtim Xhelili, koordintator i grupit të këshilltarëve nga radhët e BDI-së.

Mëtej Xhelili potencoi që derisa udhëheqësia komunale nuk distancohet nga ky veprim jonjerëzor dhe jopolitik, shumica e këshilltarëve do të bojkotojnë punimet e Këshillit Komunal.

“Ky akt i sulmit verbal ndaj kolegut Ismaili duhet të dënohet nga të gjithë të pranishmit. Por, përgjegjësia morale dhe politike bie mbi Kryetarin e komunës i cili është sekretar gjeneral i partisë, Aleanca për Shqiptarët.Ftojmë që Kryetari i komunës publikisht të dënon dhe njëkohësisht të distancohet nga ky veprim jo human të aktivistit të tij partiak. Derisa nuk ndodh kjo, shumica e këshilltarëve do të bojkoton dhe sot ne shenje proteste do te leshojne punën e Këshillit komunal., dhe jo vetem shumica por ftoje te gjithe keshilltaret qe sot te solidarizohen me kolegun tone dhe, edhe ata te leshojne mbledhjen. Në shenjë solidarizimi me kolegun Ismaili, ne lëshojmë punimet e këshillit komunal dhe do të kthehemi vetëm kur Kryetari i komunës do të dënon aktin dhe do të distancohet nga veprimi i Kryetarit të nëndegës së partisë së tij në fshatin Llakavicë, Ibrahim Kadriu”, përfundoi Xhelili.

Me kolegun Ismaili, u solidarizuan edhe këshilltarët e grupeve të tjera të Këshillit Komunal. Pas, fjalimeve të këshilltarëve nga radhët e LSDM-së, Besës dhe Lidhjes Demokratike të Romëve, të cilët dënuan aktin e zyrtarit të ASH-së, në shenjë revolte shumica e këshilltarëve lëshuan mbledhjen e Këshillit Komunal”, përfundon kumtesa nga BDI – Gostivar. Flaka

Loading...