BDI: Me deklarata kontradiktore, Taravari tenton të mbulon dështimet e tij si Kryetar komune

BDI: Me deklarata kontradiktore, Taravari tenton të mbulon dështimet e tij si Kryetar komune

Kontradiktat në komunikimet publike të Taravarit nuk kanë të ndaluar. Pa ide, projekte dhe zgjidhje konkrete për brengat dhe kërkesat e qytetarëve të Gostivarit, Taravari vazhdon të ketë si adut kryesor prononcimet në media, në të cilat jo rrallë herë paraqitet kontradiktor dhe jo konsistent, kështu thuhet në fillim të kumtesës së BDI – Gostivar. 

“I tillë është rasti edhe me borxhin e trashëguar publik të komunës së Gostivarit. Në nëntor të vitit 2017 në prononcimin për mediat potencoi që borxhi publik ishte 1.5 milion euro. Sakaq, me datë 6 maj të vitit 2018 duke folur për borxhin e komunës deklaroi që borxhi ishte 10 milion euro. Prononcime rreth borxhit publik ka pasur edhe në disa raste duke shpalosur shifra sipas dëshirës momentale të tij”, vijon kumtesa.

BDI llogarit të deklarimet e tij kontradiktore, nuk mund të perceptohen ndryshe vetëm se tentim dhe alibi për të mbuluar dështimin e tij si Kryetar komune.

“Kanë kaluar gati shtatë muaj, dhe qytetarët e Gostivarit ende nuk shohin asnjë projekt të realizuar në terren. Në fillim, alibi kishte miratimin e buxhetit komunal, kurse tani pas gati dy muaj me buxhet të aprovuar nga Këshilli komunal në vlerë prej 1 miliard e 55 milionë e 777 mijë denarë, Taravari vazhdon me deklarata demagogjike duke mos realizuar asnjë premtim që e bëri përpara qytetarëve të Gostivarit”, thuhet në kumtesë.

Kumtesa mbaron me apelin drejtuar Kryetarit të komunës së Gostivarit që të fillon të punon dhe pastaj të dal në publik për të shpalosur rezulltatet. Me deklarata të shpifura, nuk mund të arsyetohen dështimet e njëpasnjëshme që shoqërojnë punën e tij si Kryetar komune. Gostivari Sot

Loading...