Medreseja Isa Beu paralelja e vajzave Gostivar përcolli gjeneratën e VII

Medreseja Isa Beu paralelja e vajzave Gostivar përcolli gjeneratën e VII

Medreseja Isa Beu paralelja e vajzave Gostivar sot përcolli gjeneratën e VII me një manifestim mbajtur në hapësirat e Medresesë në Gostivar. Në këtë manifestim mori pjesë kreu më i lartë i BFI-së Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, drejtori i gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi ,muftiu i muftinisë së Gostivarit njëherit edhe koordinator i paraleles Prof Shaqir Fetahu , muftit e muftinive të BFI-së , koordinatorët e paraleleve të medresesë, profesorët dhe profesoreshat e medresesë, nxënës dhe student, prind dhe shume miq e dashamir të kësaj vatre edukativo arsimore.

Manifestimi u përcoll me një program të begatshëm dhe emocional , me fjalët e veta përshëndetëse u paraqitën muftiu i muftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu, drejtori i gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, kurse fjalën e rastit e mbajti Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi.

Në këtë manifestim morën fjalë edhe maturantet e kësaj gjenerate ku me fjalimet e tyre prekën rëndë zemrat e të pranishmëve. Maturantet e kësaj gjenerate të VII dhuruan dhurata për Reisul Ulemanë H.Sulejman ef. Rexhepi ,drejtorin e Medresesë Isa Beu dhe muftiun e Gostivarit në shenjë respekti për kontributin që kanë dhënë ne edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Në fund Reisul Ulemaja dhe drejtori i Medresesë Isa Beu së bashku me Muftiun e Gostivarit ua ndanë maturanteve nga një mirënjohje dhe trëndafil.

Loading...