Policia konfiskon drogë në Gostivar

Policia konfiskon drogë në Gostivar

Më datë 16 maj rreth orës 17.00, pjestarë të policisë të Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, Stacioni policorë Gostivarë, kanë kyer bastisje në banesë, në rrugën ,,Beliçica,, në Gostivar, në të cilën me qera kanë banuar A.I.31- vjeçar nga Shkupi, dhe Z.R. 34-vjeçare nga Rostushe, transmeton Gostivari Sot. 

Gjatë bastisjes, e cila është realizuar me urdhër të gjykatësit, nga personi A.I. janë gjetur dhe marë me vërtetim: 2 qese najlloni me kokain, 1 qese najlloni me marihuanë, një foli alumini, një masë e vogël e kokainës e derdhur në një tavolinë, pirunë dhe lugë me mbetje të kokainës, 4 ziper qese me mbetje të kokainës dhe fletore në të cilën kanë qenë të regjistruara iniciale dhe shuma parashë.

Gjësendet e gjetura, janë fotodokumentuar dhe do të kryhet ekspertizë, derisa A.I. dhe Z.R. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur më tutje, deri në zbardhjen e plotë të rastit. Gostivari Sot

Loading...