Muftinia e Gostivarit përgatitet për muajin e Ramazanit

Muftinia e Gostivarit përgatitet për muajin e Ramazanit

Në ambientet e Medresesë së Gostivarit, Muftinia e BFI-Gostivar mbajti mbledhjen e rregullt me nëpunësit fetarë dhe me këshillat e xhamive me të vetmen pikë të rendit të ditës: Parapërgatitje për Muajin e bekuar të Ramazanit 1439 h/2018 m.

Hapja filloi me lexim Kur’ani nga Hfz. Sefer ef. Beqiri. Në këtë takim me karakter inormativ dhe me sugjerime të ndryshme, referentët e Muftinisë bënë prezantimin e planit dhe programit të aktiviteteve të parapara për realizim në kuadër të territorit të vet si dhe aktiviteteve të parapara nga Rijaseti i BFI e RM. Me këtë rast, Muftiu i Muftinisë së BFI-Gostivar Hfz.

Shaqir ef. Fetahu në fjalën e tij të rastit potencoi faktin se Ramazani si muaj i veçantë, ka veçoritë e tij dhe ne si Muftini hyjmë të parapërgatitur me kuadro të mirëfillta që janë në shërbim të besimtarëve si çdoherë dhe dijnë të mbrojnë interesin e muslimanëve në përgjithësi. Ai tha dhe bëri apel që çdo e mirë të kultivohet dhe tradita të vazhdojë në mbarëvajtjen e institucioneve fetaro-arsimore siç janë Medreseja dhe Fakulteti i Shkencave Islame, kuadrot e të cilave i kemi në role dhe pozicione të ndryshme në mbarë vendin.

Muftiu shfrytëzoi rastin që mbarë besimtarëve muaslimanë t’ua përcjellë urimet më të përzemërta për pritjen e Ramazani Sherifit. Në fund, në shenjë respekti, për të gjithë të pranishmit, u shtrua edhe një drekë solemne. Gostivari Sot 

Loading...