Gostivar, 769 maturantë pritet të harxhojnë rreth 200 mijë euro

Maturantët e Gostivarit pothuajse kanë përfunduar të gjitha përgatitjet rreth mbrëmjes së maturës. Për këtë mbrëmje ata harxhojnë më pak se viteve tjera, pasi shumica kanë vendosur maturën ta shënojnë me një party, jashtë ose brenda Gostivarit që mestaraisht pritet të harxhojnë nga 200 deri 250 euro. Sivjet katër shkollat e mesme publike të qytetit së bashku kanë 769 maturantë, shkruan Gostivari Sot 

Gjimnazi i Gostivarit sivjet numëron 290 maturantë, prej tyre 180 shqiptarë të cilët maturën do ta kalojnë në Vlorë të Shqiprisë, kurse 110 maturantët turq dhe maqedonas në Gostivar.

Ata të shkollës së mjekësisë, e cila sivjet ka 260 maturantë, shqiptarët 140 dhe turqit 40 e kanë përfunduar këtë ceremoni dhe ata kanë festuar në Sarajevë, kurse 40 maturantët maqedonas nga kjo shkollë to të festojnë në Gostivar. 119 maturantët e shkollës teknike, poashtu do të festojnë ndaras. 65 maturantë shqiptarë në Shqipëri, kurse maqedonasit 37 dhe 17 turq në Gostivar. Maturantët e ekonomikes, numri i të cilëve sivjet është 100, të gjithë maturën e kremtojnë në Gostivar.

Maturantët e anketuar nga Tv Globi shprehen të lumtur me përzgjedhjen dhe besojnë se kjo formë e kremtimit të maturës do kënaq më shumë prindërit e tyre që nuk do të duhet të bëjnë shumë harxhime.

Shitoret e qytetit janë plotë e përplot me vjeshje për djem e vajza për mbrëmjen e maturës. Çmimet për veshjet e meshkujve shkojnë nga 150 deri 200 euro, kurse fustanat për vajza më i liri 100, më i shtrenjti 600 euro. Por, shitoret e qytetit të cilat çdo vitë furnizohen me veshje për maturantët, ankohen se sivjet kanë punuar shumë pak me maturantët, disa prej tyre thonë se ende nuk i ka vizituar asnjë maturantë.

Por, sado pak që të duket edhe kjo formë e zgjedhjes së kremtimit të maturës, prindërve të tyre përgatitja e fëmijëve më së paku do t’u kushtojnë nga 250 euro. Në total 769 maturantë nëse do të harxhojnë nga 250 euro, janë rreth 200 mijë euro që sivjet do harxhohen në Gostivar për festën e maturës me të gjitha harxhimet që parashihen për këtë mbrëmje. Gostivari Sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.