Ndryshime në dy shkolla të Gostivarit, emërohen UD, drejtorë të rinj

Ndryshime në dy shkolla të Gostivarit, emërohen UD, drejtorë të rinj

Në vazhdën e ushtrimit të kompetencave për emërim dhe shkarkim të drejtuesve nëpër shkollat publike të Komunës së Gostivarit, , Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH ka caktuar ushtrues detyre – drejtor, në Shkollën e Mesme Ekonomike Komunale – SHMEK dhe Shkollën fillore qendrore “Bashkimi”, në Gostivar, njofton Gostivari Sot

Me vendim të ministrisë, në Shkollën e Mesme Ekonomike Komunale – SHMEK ushtrues detyre, drejtor është caktuar Toni Efremoski, i cili edhe në periudhën 2009 – 2013 ka drejtuar me këtë shkollë.

Efremoski vjen në krye të shkollës duke zëvendësuar Jovanka Ognjanoska e cila për gjashtë muaj kishte qenë ushtrues detyre, drejtor në këtë shkollë.

Ndryshime kanë ndodhur edhe në  Shkollën fillore qendrore “Bashkimi” në Gostivar. Në krye të shkollës kthehet drejtori i mëhershëm Mersel Sadiku. Gostivari Sot 

Loading...