Çegranasi bie nga slekja, lëndohet shumë rëndë

Çegranasi bie nga slekja, lëndohet shumë rëndë

Më datë 7 maj, rreth orës 18.00, personi J.Ç. nga fshati Çegran-Gostivar, duke çmontuar elementet nga skelet metalike, në të cilën ka punuar në fshatin Forinë, ka humbur baraspeshën dhe është rrëzuar në platformën e fundit të skeles, njofton Gostivari Sot

“Nga rrëzimi, J,Ç. ka marë lëndime të rënda trupore, ( frakturë në këmbën e majtë), nga ku është dërguar në spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad”, në Gostivar, ku pas dhënjes së ndihmës mjeksore i njëjti është dërguar në klinikat e Shkupit”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet në zbardhjen e rastit dhe shkaqet e rrëzimit etj. Gostivari Sot

Loading...