Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Dy lëndë të PSP-së sot do të shqyrotohe nga gjyqësori

Seanca gjyqësore për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev për lëndën “Dhunë në komunën Qendër”, i cili paraprakisht u nda nga procedura, sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale.

Seanca paraprake u shty, sepse ende nuk ka qenë e gatshme ekspertiza që e ka kërkuar gjykata.

Kërstev ende nuk ka avokat, ndërsa në seancën e fundit u prononcua si i pafajshëm.

Në lëndën “Dhunë në komunën Qendër” akuzohen 14-të persona, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendrës në qershor të vitit 2013 e pranuan dhe u dënuan me kusht i akuzuari i katërt, Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

Sakaq, në Gjykatën penale për sot është caktuar seanca për lëndën “Spiuni” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca e kaluar ishte shtyer për shkak të mungesës së dëshmive nga lënda, të cilat ishin në shqyrtim në një gjykatë tjetër, të njërit të të akuzuarve dhe dy avokatëve.

Përndryshe, lëndën “Spiuni” tani e përfaqëson Prokuroria Speciale Publike, pasi që e mori nga prokuroria e rregullt.

Gjykata e Apelit vitin e kaluar i zbuti masat e të akuzuarve dhe e tjetërsoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës penale.

Në rastin “Spiuni”, që zhvillohet prej vitit 2013, janë dënuar 18 persona për bashkim kriminel, spiunim, shantazh, mashtrim dhe posedim të palejuar të armëve.

Kjo lëndë, me orarin e ri i është ndarë gjykatësit Vlladimir Tufegxhiq.

TË FUNDIT