Afati për dorëzim të llogarive vjetore për personat juridik skadon nesër

Afati për dorëzim të llogarive vjetore për personat juridik skadon nesër, ndërsa ushtruesit e pavarur të veprimtarive mund t’i parashtrojnë llogaritë vjetore deri më 15 mars të këtij viti në formë të shkruar dhe elektronike, informon Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë.

“Për subjektet të cilat udhëheqin kontabilizëm konform Ligjit për shoqëri tregtare, afati për parashtrim të llogarive vjetore dhe raportet financiare në formë elektronike është deri më 15.03.2018, ndërsa tregtarët e mëdhenj dhe të mesëm janë të detyruar ta dorëzojnë llogarinë vjetore deri te Regjistri qendror vetëm në formë elektronike”, thonë nga Regjistri qendror.

Potencojnë se Regjistri qendror sot dhe nesër do të punojë nga ora 7:00 deri në 21:00, ndërsa në zyrat rajonale në Makedonski Brod, Vinicë, Berovë dhe Dellçevë orari i punës do të jetë prej 8:00 deri 16:00.

Në Kratovë, Krushevë, Demir Hisar, ku Regjistri qendror nuk ka zyra, pranimi i llogarive vjetore do të kryhet sot dhe nesër nga ora 8:00 deri në 16:00 edhe atë në Kratovë dhe në Demir Hisar në hapësirat e komunës, ndërsa në Krushevë në hapësirat e UNI bankës.