20 vite BDI, gazetarja Duvjak: Kjo parti gjithmonë është një hap përpara

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 30 Maj, 2022 23:15

20 vite BDI, gazetarja Duvjak: Kjo parti gjithmonë është një hap përpara

Partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, këtë vit kremton 20 vjetorin e themelimit. BDI si parti doli si fuqi politike e pasluftës në vitin 2001 në tashmë Maqedoninë e Veriut. Lufta në Maqedoni në vitin 2001 pas vete la shumë çështje dhe detyra të hapura politike të cilat dolën si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, këtë përgjegjësi të zgjedhjes së këtyre çështjeve e mori ish kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me në krye Ali Ahmetin, shkruan Gostivari Sot

Në përvjetorin e BDI, kreatorët e mendimit publik, përfshi analistët politik, gazetarët dhe politikanë e ish politikanë, japin vlerësimet e tyre për funksionimi dhe krijimin e politikave nga ana e kësaj partie.

Gazetarja Gordana Duvjak shprehet që Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, është parti politike e cila është garantuese e qetësisë publike, madje, kjo parti gjithmonë është një hap përpara, për çfarë do qoftë rasti.

“Është forcë politike e cila e cila në një formë u instalua në jetën politike si parti nga e cila varet gjithçka, bile edhe mbijetesa e qeverive. Është parti politike e cila është garantuese e qetësisë publike. Duhet uruar për mënyrën se si e bën PR-in, që e formoi falë përdorimit të mirëfilltë të përdorimit të mjeteve bashkëkohre të jetës politike, dhe për atë që ka treguar një qëndrim për të kuptuar se cilat janë pritjet e votuesve në kohën bashkëkohore, por edhe partive politike dhe trendit të ri botëror. Gjithmonë është një hap përpara, për çfarë do qoftë rasti”, shprehet gazetarja Gordana Duvjak.

Kujtojmë që BDI nga fillimi dhe deri sot vazhdimisht ka dalur fituese e zgjedhjeve nacionale tek blloku politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Si e tillë, në përjashtim të periudhës 2006-2008, vazhdimisht ka përfaqësuar shqiptarët në qeverisjen qendrore. Gostivari Sot

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 30 Maj, 2022 23:15