18 vjeçari e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 12:58

 Një e mitur nga Tetova dje (20-nëntor) në ora 12:00 në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21:00 është sulmuar fizikisht nga 18-vjeçari A.E. nga Tetova, me të cilin më herët kanë qenë në lidhje dashurie.  

Sipas raportit, ajo ka hipur në veturën e tij dhe të dy kanë shkuar në një objekt hotelierik, pas së cilës menjëherë janë larguar nga objekti prej ku i njëjti e ka sulmuar fizikisht.

I raportuari A.E. vetë është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës.

Çështja po zbardhet dhe dokumentohet kurse ndaj A.E. do të vijojë parashtresë përkatëse.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 12:58