17 intervista, portal i ri dhe gazetë elektronike dhuratë për lexuesit nga Flaka Media Group

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2022 11:04 Updated

17 intervista, portal i ri dhe gazetë elektronike dhuratë për lexuesit nga Flaka Media Group

T&S

Në vend të urimit për fundvit nga Flaka Media Group – FMG, redaksia është kujdesur që për ndjekësit besnik të sjellë publikime dhe materiale ekskluzive. Pos intervistave me personalitete të ndryshme nga skena politike, mediale, kulturore e sportive që do të publikohen nga data 27 deri 31 dhjetor, Flaka Media Group me 27 dhjetor lanson portalin më të ri informativ FrontPage, ndërsa me mbarimin e vitit 2022 dhe fillimin e vitit 2023, do të promovohet numri i parë i gazetës elektronike Flaka, një gazetë periodike që do të publikohet në formatin PDF disa herë brenda vitit.

Janë 17 intervista ekskluzive të realizuara me personalitete të ndryshme nga skena politike, mediale, kulturore e sportive që do të publikohen në pesë ditët e fundit të muajt dhjetor.

Vlen të theksohen intevistat me liderët e ASH-së dhe Alternativës, Arben Taravari dhe Afrim Gashi, si dhe intervistat me deputetët Arta Bilalli – Zendeli, Halil Snopçe, Ilire Dauti dhe Rina Ajdari,  ministri Admirim Aliti, zv.ministri Bashkim Hasani, kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi, kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani,  drejtori i Klinikës Universitare të Kirurgjisë për fëmijë, Elmedin Asani, zv.drejtori i NP “Pyjet kombëtare”, Berat Dehari dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Rajonale “Rusiono – Pollog”, Besim Dogani.

Nuk mungojnë intervistat edhe me artistët, sportistët dhe moderatoret e emisioneve të ndryshme. Intervistë ekskluzive për Flaka Media Group ka dhënë aktori Hasim Memishi – Sopi, balerini i talentuar i katër kampioneve në nivel të botës, Andi Ismaili si dhe moderatoret e TVM2 dhe Klan Maqedoni, Aida Ziberi dhe Xhumadije Ibrahimi.  

Janë po aq tema të ndryshme që paraqesin retrospektivën e ngjarjeve kryesore që shënuan vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut. Veçojmë dhjetë top ngjarjet e përzgjedhura nga redaksia e që shënuan vitin 2022.

Ashtu siç është njoftuar opinioni, nga data 27 dhjetor, Flaka Media Group lanson portalin më të ri në gjuhën Shqipe, FrontPage një format i veçantë dhe më ndryshe nga të tjerat. FrontPage u bashkohet portaleve të tjera të Flaka Media Group – Flaka, Gostivari Sot, Lobi Maqedoni dhe  Gazeta Observeri. FrontPage është portali i pestë në menaxhim të rrjetit më të madh të mediave elektronike në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Këtu nuk mbarojnë surprizat e fundvitit nga Flaka Media Group. Me mbarimin e vitit 2022 dhe fillimin e vitit 2023, promovohet numri i parë i gazetës elektronike Flaka, një gazetë periodike që do të publikohet në formatin PDF disa herë brenda vitit. Numri i parë është pasuruar me intervista dhe tema të përzgjedhura nga redaksia. Numri i parë i gazetës elektronike do të publikohet me 31 dhjetor.

Mbi 100 mijë ndjekës në rrjetet sociale, me milione vizitorë brenda vitit, Flaka Media Group e pret shtatë vjetorin e themelimit si kompani e etabuluar mediatike dhe nga më të njohurat në skenën mediale në Maqedoninë e Veriut. 

Për fund, Flaka Media Gruop – FMG, deri tek çdo ndjekës në veçanti, përcjell urimin për një vit të mbarë, të sukseshme, me plotë shëndet, fat dhe suksese për secilin nga ne. Urime Viti 2023.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2022 11:04 Updated

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...