17 banorë të Gostivarit u hasën nga Policia pa maska mbrojtëse

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 4 Gusht, 2020 13:07

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për
periudhën (03.08./04.08) për mos mbajtje të maskave mbrojtës, gjithsej për 57 persona (TE-40 dhe GV-17) janë përgaditur urdhra për kundërvajtje, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgaditur vendime të reja për izolim për 19 persona nga Gostivari, kurse janë kryer kontrolle ndaj 633 persona (TE-301 dhe GV- 332) personave, me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në respektimin e vendimeve.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 4 Gusht, 2020 13:07