16 vjeçari me timon në dorë, aksident i rëndë në autostradën Gostivar-Tetovë
Mbrëmë (7-korik) rreth orës 00 e 20 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar, se në rrugën regjionale Negotina e Pollogot që lidhën me autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të kyçjes së Negotinës, vetura e tipit ,,Audi A8” me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 16-vjeçari nga Gradeci i Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar nga rruga dhe ësht përplasur në rrugë të paasfaltuar.
Në këtë aksidentin bashkëvozitësi në veturë gjithashtu i moshës 16 vjeçare, nga po i njëjti fshat,
ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse vozitës ka mbaruar vetëm me lëndime trupore.
Dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat” në Gostivar, për t’ju ofruar ndihma mjekësore.
Në vendin e ngjarjes, inspektimin e ka kryer ekipi nga Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar.