1 qershori, atmosferë festive dhe harre pafund për fëmijët që vizituan ETC – Gostivar

Driton Zenku
By Driton Zenku 1 Qershor, 2023 15:41 Updated

1 qershori, atmosferë festive dhe harre pafund për fëmijët që vizituan ETC – Gostivar

Torte për të gjithë, pije, dhurata të shumta, muzikë, atmosferë festive dhe harre pafund, shoqëruan fëmijët e grumbulluar sot për të shënuar 1 qershorin, ditën ndërkombëtare të tyre në ETC – Gostivar.

Recitime, valle, maskenball dhe disponim pafund, sollën gëzim tek fëmijët e pranishëm e që numër ishin tejet të madh.

Menaxhmenti dhe punonjësit e qendrës tregtare “ETC – Elkos Group – Gostivar”, u kujdesën që fëmijëve të mos u mungoj asgjë në festën e tyre.

Stafi i ETC – Gostivar fillimisht u kujdes për grimin e fëmijëve të pranishëm në fytyrat e të cilëve sollën magji me figurat dhe ngjyrat e kombinuara.

Gostivari Sot, Flaka dhe portalet e të tjera të Flaka Media Group, u kujdesën që të sjellin reportazhin e zgjeruar nga atmosfera tejet e këndshmë që u krijua në ambientet e ETC – Gostivar.

Surprizat nuk kishin fund. Nga dyert e ETC hyjnë dy maskota me figura që pëlqejnë fëmijët dhe që i mirëpritën krahëhapur.

Festa vazhdoi me vallëzime, këngë dhe fotografi të bëra nga fëmijët bashkë me maskotat e tyre të preferuar.

Gëzimi dhe harreja vërehej në fytyrat e fëmijëve të cilët buzëqeshnin e vallëzonin në prani të dy maskotave që ishin rezervuar enkas për ta nga stafi i ETC- Gostivar.

Çdogjë e mirëmenduar dhe me perfeksion. Fëmijët u kënaqën nga atmosfera e krijuar që shpeshherë ndodh në mujdesitet e ETC për festa të vecanta.

Dhe derisa festa vijonte, stafi i ETC – Gostivar preu tortën dhe shërbehu fëmijët e pranishëm.

Nuk munguan as dhuratat që ishin përgatitur për fëmijët e që ishin me bollëk me lodra, ushqime dhe pije të preferuara për fëmijët.

Atmosfera impozante u shoqërua me batuta e prezantime të ndryshme nga ana e fëmijëve, derisa maskotat kujdesëshin që fëmijët të mos humbasin gëzimin.

Përgjegjësi i qendrës tregtare “ETC – Gostivar”, Betim Ahmaxhekaj u shpreh që si cdo vit tjetër edhe sivjet u kujdesën që dita ndërkombëtare e fëmijëve të jetë një festë e vërtetë për ta.

Kujdesi i treguar ndaj ma të dashurve tanë, fëmijëve tregon përkushtimin e menaxhmetit të ETC.

Driton Zenku
By Driton Zenku 1 Qershor, 2023 15:41 Updated