1 Janari ditë jopune për të gjithë qytetarët

Një janari – Viti i Ri, i cili këtë vit është të premten, është ditë jopune për të gjithë qytetarët.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot kumtoi se kjo ditë është ditë jopune në pajtim me Ligjin për festat.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve ua uron Vitin e Ri”, thuhet në kumtesë.
